Petulla me mish Lulelakėr nė furrė Qofte te skuqura
Lakror me miell misri Petulla me kos Kukurec
Musake me patate II Musake me patateI Mish dashi nė tavė Korēe 
Manti Kosove Trahana Qofte te pergjithshme
Tavė Elbasani Burani Dollma me lakėr
Gjyveē me patate Qofte tė fėrguara Fli Kosove
Tavė me patėllxhanė ... Patate me arra Pulė me kėrpudha
Kungulleshka-jahni me vaj Pastiqo me djath Role me patligjana
Tasqebap-Gullash Lakror me miell misri Qofte tė verdha
Byrek me lakra dhe vezė Pogaqe e shpejtė Bukė misri me djathė
Pite me rathė Gjellė me peshk - krap Frikadella me djath
Tavė patligjana-patate Paqe Tave elbasaani
Patėllxhanė tė mbushur Byrek me spinaq Tavė me peshk
Lulelakra Qengj i pjekur nė hell Mish qengji tavė me pestil

Patėllxhanė tė mbushur

Pėr 4-5 persona duhen:
Patėllxhanė 1 kg, qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle, hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz.

Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.

Lakror me miell misri
Pėr 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle.

Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri.
Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.

Byrek me spinaq

Pėr 4-5 persona duhen:Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezė 1 kokėrr, djathė 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripė, piper.

Nė tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me yndyrė, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me yndyrė. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe piqet. Keshillohet nje temperature mesatare,jo teper e larte.

Tavė me peshk

Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

Petulla me kos

Pėr 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezė 1 kokėrr, kripė,sodė 1/2lugė kafeje, vaj 2 filxhane kafeje.

Nė njė tas porcelani vendosen vezė, kos, kripė dhe yndyrė, rrihen mirė dhe shtohet miell i pėrzier me pak sodė. Brumi nė kėtė rast ėshtė gjysmė i trashė. Nė tigan hidhet pak yndyrė (1/2 lugė gjelle). Kur yndyra tė jetė nxehur, hidhet brumi(njė lugė gjelle pėr ēdo petull). Largėsia nga njėra tjetra duhet tė jetė 3-4 cm sepse gjatė skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njėra anė dhe pastaj kthehen nga ana tjetėr.
Pasi tė jenė skuqur mirė vendosen nė pjatė, spėrkaten pak me gjalpė dhe pėrdoren me sheqer ose serviren me mjaltė.

Kukurec

Pėr 4-5 persona duhen:
Zorrė 1 palė, tė brendshme 300 g. kripė, piper, spec i kuq, rigon, yndyrė 2-3 lugė gjelle.

Zorrėt e qengjit pastrohen mirė dhe lahen duke i kthyer nga tė dyja anėt. Merren mėlēitė, gjėndrat, dhjamėrat, gabzerret, mushkėritė dhe priten nė copa kubike mesatare. U hidhet kripė, piper i zi, rigon tė cilat pėrzihen, pastaj shkohen me radhė nė hell njė copė mushkri, njė copė gjendėr, njė copė mushkri e kėshtu me radhė. Si tė jenė shkuar tė gjitha tė brendshmet nė hell pleksen me zorrėt sipėr duke i mbuluar kėto. Kukureci bėhet mė i shijshėm kur piqet nė hell, mbi prush ose nė furrė me zjarr tė ngadaltė nė mėnyrė qė tė mos pėrvėlohet. Si tė jetė skuqur nga tė gjitha anėt, hiqet nga helli, vendoset nė pjatė dhe i hidhet piper i zi i bluar.
Gjatė pjekjes nė furrė spėrkaten me lėngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrė.

Musaka me patate [2]
Prisni patatet nė feta tė rrumbullakta ose pėrafėrsisht tė tilla. Pėrgatitni beshamelėn duke skuqur miellin me pak gjalpė dhe duke i shtuar pak nga pak qumėshtin ku keni hedhur mė parė vezėn e plotė, tė rrahur si pėr omletė. Kujdesuni qė mielli tė mos krijojė kokrriza, duke e pėrzier vazhdimisht. Nė njė tigan skuqni qepėn e grirė dhe shtojini salcėn. Hidhini gjysmė gote ujė dhe lėreni tė ziejė. Nė njė tavė tė lyer me vaj, nė formė shtresash vendosni njė pjesė tė patateve, njė pjesė tė proshutės ose sallamit, tė salcės e tė djathit kaēkavall, kripė e piper. Pėrsėritini shtresat duke u kujdesur qė t'ju ngelen patate pėr atė tė sipėrmen. Nė fund, hidhini beshamelėn dhe piqeni nė furrė, nė temperaturė 200 gradė. Nė mėnyrė qė shtresat tė mos prishen, priteni kur tė jetė ftohur pak.
1 kg patate, 150 g djath kaēkavall nė feta, 150 g proshutė ose sallam nė feta, 1 qepė, Salcė, 1 vezė, 300 g qumėsht, 2 lugė miell, Kripė, Piper.

Musaka me patate [1]
Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kaēkavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.
Pėr 4-5 persona duhen: Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhanė kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė.
Pėr salcėn e bardhė duhen: Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote ēaji, vezė 1 kokėrr, kaēkavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle.

Mish dashi nė tavė Korēe [2]
Pėr kėtė tavė (tepsi), nė stinė tė ndryshme, pėrdoren zarzavate tė ndryshme.
Pritet mishi nė copa tė mėdha, thahet me letėr guzhine, hidhet tė skuqet nė njė tenxhere ku ėshtė hedhur gjalpi, pastaj hidhet ujė dhe kripė, ku lihet tė ziejė pėr gjysėm ore.
Qepėt dhe tė gjitha zarzavatet, priten nė copa (kubik), dhe hidhen nė njė tavė (tepsi). Sipėr hidhet mishi me lėngun e mbetur nga zierja.
Nė fund hidhet vaji, majdanozi i grirė, dafina, piperi i zi, dhe pasi pėrzihen mirė, futen nė furrė pėr tu pjekur. Gjatė pjekjes, tava nxirret nga furra dhe zarzavatet pėrzihen nė mėnyrė qė tė piqen mirė.
Shėrbehet e ngrohtė.
Pėr stinėn e verės:
500gr. mish dashi, 6 ls vaj, 1 ls gjalpė, 4 speca, 2 qepė mesatare, 3 patėllxhana tė zi, 1 grusht bamje, 3 domate, 1 tufė majdanoz, 1 gjethe dafinė, kripė, piper i zi.

Manti Kosove

Pėr 4-5 persona nevojiten:
1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak krypė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, krypė, vaj, piper i zi.

Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, krypė dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, krypė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos.

Trahana

Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle krypė.

Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe krypė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė.

Qoftet - tė pėrgjithshme [1]
Qoftet janė njė masė e rrumbullakėt mishi apo perimesh tė skuqura nė vaj. Versioni klasik i tyre ėshtė pikėrisht ai qė pėrgatitet nga pėrzierja e mishit, hudhrave dhe majdanozit tė grirė, vezėve, djathit kaēkavall tė grirė, kripės dhe piperit.

Pėr qoftet, mund tė pėrdorni tė gjithė mbetjet e mishit qė keni, tė zier apo tė pjekur; salēiēe, pule apo viēi. Madje, sa mė tė ndryshme tė jenė llojet e mishit, aq mė tė shijshme dalin qoftet. Personat paksa delikat nė shije, mund tė mos pėrdorin hudhra.

Qoftet mund tė pėrgatiten edhe me peshk: Troftė, salmon apo ton. Nė kėto raste nuk pėrdoret djathi e nėse brumi ėshtė tepėr i butė, mund tė shtoni bukė tė grirė.

Nėse nuk i preferoni tė skuqurat, mund t'i piqni qoftet nė furrė, nė njė tavė me pak vaj. Nevojiten disa minuta mė tepėr, por rezultati ėshtė mė i lehtė e mė i thatė.

Tavė Elbasani

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,krypė.

Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, krypė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe krypė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.

Burani

Pėr 4-5 persona duhen:
Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salce 1 lugė gjelle, krypė, piper, kopėr.

Spinaqi pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet nė ujė tė vluar me krypė pėr 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa tė jetė gjysėm i gatshėm, pastaj i hidhet spinaqi i pėrvėluar. Veē skuqet qepa derisa tė marrė ngjyrė ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet nė spinaqin me oriz. Tė gjitha sė bashku ziejnė dhe 10 minuta derisa orizi tė jetė gati. Nė fund mund ti hidhet kopėr ose nenexhik.

Dollma me lakėr

Pėr 4-5 persona duhen:
Lakėr 1kg, mish i grirė 200 gram ose njė filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, oriz 2 filxhanė kafeje, krypė, piper.

Lakra e bardhė pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani, vendoset nė tenxhere me ujė tė vluar dhe krypė dhe zihet pėr 7-10 minuta derisa tė zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kėrcinjtė e fortė. Nė fillim tė gjethes vendoset mbushja e cila mund tė pėrdoret me perime tė ndryshme si karrota, qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm tė zier ose me kimė tė pėrzier me oriz. Dollmat palosen nė formė rruli duke i futur anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė 2 shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė avashtė pėr 30 minuta.
Mbushja pėrgatitet me mish tė grirė tė pakaurdisur, duke e pėrzier me qepė tė grira hollė, oriz gjysėm tė zier, krypė dhe piper.

Gjyveē me patate

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salcė domate 1 lugė gjelle jo e plotė, krypė, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.

Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate ose domate tė grira hollė, krypė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė.
Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me yndyrė.
Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, krypė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe spėrkatet me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė.

Qofte tė fėrguara

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 1 filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, bukė 75 g. (2 feta), vezė 1 kokėrr, krypė, piper, majdanoz, miell 2 lugė gjelle, vaj 4-5 lugė, perime sipas dėshirės.

Mishi pritet nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me qepėn dhe hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, krypė, piper i zi, majdanoz dhe bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė merret te 25% nga pesha e mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte; ēdo qofteje i jepet forma e rrumbullakėt ose ovale, pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė tigan me yndyrė nga tė dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė fėrgimit nuk u duhet hedhur shumė yndyrė.
Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona etj.

Fli Kosove

Pėr 4-5 persona nevojiten:Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujė, krypė, Per masėn duhet: 200 gr gjalpė, 2 filxhana caji ajkė, 3 lugė vaj.

Nė njė enė hidhet miell, krypė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele .(shih skicėn) Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flia lihet tė ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė.

Tavė me patėllxhanė dhe kungulleshka
Nevojiten: 2 patėllxhanė tė prerė nė katrorė, 2 kungulleshka tė prera, dhe 2 speca dollma, 1 qepė dhe njė hudhėr te grira imėt, 2 domate tė mėdha tė prera nė feta dhe tė kulluara nga lėngu. gjysmė luge rigon. kripė dhe piper sipas nevojės.

Perzieni tė gjitha perimet ne njė enė me tė madhe dhe zieni tė mbuluar pėr rreth 20 minuta, e pastaj ua hiqni kapakun dhe zieni edhe rreth 15 minuta nė zjarr mesaiar, duke i tundur nga pak. Mėnyra tjetėr e pėrgatitjes sė taves ėshtė qitja nė tavė ose tepsi dhe pjekja nė furre, nė 180 gradė celzius per rreth 1 orė.

Patate me arra
Nevojiten: 5 patate tė mėdha, 1 qepė e grirė, 1 luge arra tė bluara, kripė, piper dlie 1 gotė qumėsht (mė pak ose me shumė).

Qėroni patatet dhe preni nė rrathe sa mė tė hollė. Renditni me radhė nė tepsi te lyer me yndyre dhe siper u qitni qepėt e grira imė, arrat e bluara dhe piper e kripė. Ulini me qumėsht dhe futni ne furrė t ė nxehtė, nė temperature 180 gradė celzius ku duhet t'i lini tė piqen rreth 1 orė.

Pulė me kėrpudha
Nevojiten: 4 copė mish te bardhė tė pulės (ose kofshė) pa lėkurė e eshtra, 250 gr kėrpudha tė grira, 1 filxhan kafeje verė tė bardhe. 1 filxhan qumėsht. 1 filxhan galetė, 1 tė bardhė lė vesė, lėngun e gjysmė limoni, gjysmė luge koper tė thatė, kripė, piper.

Shtypeni mishin e bardhė me ēekiq tė bėrxollave, por nė vend tė mishit te bardhė mund tė pėrdorni edhe kofshėt dhe kaēikėt (duke ua hequr ashtin), Zini kėrpudhat ne vere tė bardhė, leng limoni dhe kopėr, derisa tė mos avullohel gati e terė vera. Preni permes ēdo pjesė lė mishit tė bardhė, mbusheni me kerpudha e pastaj mbeshtilleni mire duke i vėnė nje rrėmojcė. UIeni ēdo cope nė qumėsht ku keni qitur tė bardhtė e tundur tė vese, lyeni me galetė dhe renditni ne tepsi. Futni nė furrė te nxehur te cilės la ngadalesoni lemperaturen ne 190 grade celzius dhe piqni rreth 35 minuta, derisa mishi te mos bėhet i butė dhe i kuqerremtė.

Kungulleshka-jahni me vaj
Grijmė hollė qepėt, dhe i hedhim nė tengjere pėr t'i skuqur mirė me vaj, pastaj shtiem aty edhe domatet e prera copa-copa tė vogėla, si dhe ujin e nevojshėm , kripėn, piperin dhe majdanozin e grirė. Si tė kenė marrė valė, hedhim edhe kungujt e njomė, tė prerė copė-copė, nė madhėsi tė njė gishti tė vogėl. E mbulojmė tenxheren dhe i lėmė tė ziejnė nė kėtė mėnyrė derisa tė tė mbeten me njė salcė tė trashė
Nevojiten: 1 kg kunguj,130-150 ml vaj,3-4 qepė mesatare,
½ kg domate tė freskėta,3-4 lugė gjelle majdanoz tė grirė,kripė,
piper dhe ujė sa duhet.

Pastiēo me djathė
Makaronat spageti ziejnė nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15 minuta. Kullohen, shpėlahen,kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė, shtohen djathė i bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak qumėsht, piper i zi dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė, shtrohen nė tepsi tė lyer me yndyrė, pėrsipėr hidhet salcė bardhė, spėrkatet me gjalpė e djathė kaēkavall dhe piqet nė furrė pėr 25-30 minuta.
Pėr 4-5 persona duhen: Makarona 300 gram, vezė 2 kokrra, djathė 100 gram, qumėsht 1 e 1/2 filxhan ēaji, kripė, piper, gjalpė e djathė kaēkavall tė grirė 1 lugė gjelle.

Role me patėllxhana
Lani dhe pastroni patėllxhanat, pritini nė feta dhe lėrini nė ujė me kripė pėr 30 minuta. Zieni preshėt pėr pak minuta, mė mirė nė avull dhe pritini pėr sė gjati nė mėnyrė qė tė pėrftoni shirita tė gjatė, tė butė, por rezistentė.
Nė njė enė hidhni gjizėn dhe djathin, kripė e piper dhe punojini me njė lugė pėr t'i zbutur. Grini majdanozin dhe pėrziejeni me gjizėn e djathin. Shplani patėllxhanat, thajini, piqini nė grilėn e furrės pėr 10 minuta, deri sa tė zbuten dhe lėrini tė ftohen. Pėrhapni mbi to kremin e gjizės dhe djathit dhe rrotullojini. Lidhini me shiritat e preshėve dhe shėrbejini, nė temperaturėn e ambientit, si antipastė.
Koha e pėrgatitjes: 60 minuta
Pėrbėrėsit: (pėr 4 persona)
300 g patėllxhana, 200 g gjizė, 200 g djath dhie ose tjetėr, 2 lugė vaj ulliri, 2 presh, majdanoz, kripė tė hollė e tė trashė, piper.

 

Tasqebap
Mishi tul pritet nė copa tė vogla, kaurdiset qepa e grirė hollė, shtohet mishi dhe vazhdon skuqja. Shuhet me verė, mbulohet me kapak, pastaj hidhet salca, kripa, piperi, dafina, pak ujė dhe zihet nė zjarr tė ngadaltė.
Pėr 4-5 veta: kofshė qengji 500 g; yndyrė 4 lugė gjellė; domate tė freskėta ose salcė 1 lugė kafeje; qepė 2-3 kokrra; verė 1 gotė; dafinė 1 gjethe; kripė e piper.

Lakror me miell misri
Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri. Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet
Pėr 4-5 persona duhen: Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle

Qofte tė verdha
Pėrgatitja:

Zbusni bukėn me pak ujė dhe copėtojeni. Nė njė enė tė thellė hidhni bukėn,mishin e grirė,djathin,vezėt,pak kripė e piper. Pėrzijeni mirė e mirė dhe pėrgatisni njė brum tė ngjeshur mirė.Mė pas formoni qoftet nė forma tė vogla tė rrumbullakėta. Pasi t’i keni skuqur nė njė tigan me vaj tė ngrohur mirė,vendosini nė njė letėr kuzhine qė thith vajin. Nė njė tigan tjetėr skuqni hudhrat me 4 lugė vaj, hidhni dhe specat e prerė nė shirita tė hodhė, kripė dhe mbulojeni me kapak dhe lėreni nė njė zjarr tė avashėm pėr 5 minuta. Grini majdanozin e dhe borzilokun. Mė pas shtoni qoftet dhe lėreni nė zjarr pėr 5 minuta tė tjera. Pak para se ta hiqni nga zjarri shtoni dhe 2 lugė uthull. Pėrzijeni mirė me njė lugė druri dhe lėreni tė marrė njė valė pėr disa minuta pėrpara se ta servirni. Qoftet serviren tė ngrohta.

Perberesit:
pėr 4 persona,400 gr mish tė grirė viēi,2 kokrra vezė,100 gr djath tė grirė,2 speca jeshil,4 feta bukė tė thekura,majdanoz,12 gjethe borziloku,3 thelpij hudhre,vaj, uthull, kripė,piper

Byrek me lakra dhe me vezė
Mėnyra e gatimit: Para sė gjithash qėrojmė dhe pastrojmė mirė lakrat, duke i hequr rrėnjėt dhe fletėt e verdha qė mund tė kenė. Nxjerrim zemrat (fletėt e qendrės mė tė njoma), i ngrijmė hollė dhe i vėmė mėnjanė. Pastaj grijmė hollė dhe pjesėn tjetėr, e vendosim nė njė tas tė thellė, i hedhim kripėn, e shtypim dhe e shtrydhim aq sa t'i dalė uji qė ka. Grijmė koprėn dhe majdanozin e i pėrziejmė me lakrėn e shtrydhur. Njėherėsh pėrziejmė me tė edhe zemrat qė kishim vėnė mėnjanė.
Vėmė nė zjarr njė tenxhere tė pėrshtatshme me 100-125 gr. gjalpė, hedhim nė tė qepėt e njoma tė grira hollė, i kaurdisim kėto derisa pjesėt e bardha tė tyre tė fillojnė tė skuqen. Hedhim nė kėtė tenxhere edhe gjithė lakrat e tjera, i trazojmė mirė, u hedhim kripėn e duhur, sheqerin, arrėn moskat dhe kanellėn e thėrrmuar; e mbulojmė tenxheren me kapakun e saj dhe i lėmė lakrat tė ziejnė me ngadalė pėr afro njė orė, duke i pėrzier herė pas here, derisa tė thithin tėrė lėngun e tyre; pastaj i zbrazim nė njė tas dhe i lėmė qė tė ftohen pak.
I hedhim qumėshtin, vezėt dhe djathin e bardhė tė thėrrmuar dhe i pėrziejmė mirė tė gjitha. Pastaj marrim njė tepsi tė pėrshtatshme (duke llogaritur se byreku do tė ketė njė trashėsi afro dy gisht) nė tė cilėn shtrojmė gjysmat e petėve duke i lyer kėto me gjalpė tė shkrirė dhe mbi to shtrojmė barishtet e pėrgatitura si mė sipėr. Si tė shtrojmė lakrat, vendosim mbi to pjesėn tjetėr tė petėve, duke i lyer edhe kėto me gjalpė. E shėnojmė me majėn e thikės nė formė bakllavaje ose me copa katrore dhe e pjekim pėr 3 ēerek ore nė furrė.
Doza pėr 8-10 persona: - 1 kg lakra, - 1 tufė qepė tė njoma, - 2 tufa kopėr dhe majdanoz, - 1 lugė gjelle sheqer, - 1 ligė glikoje kanellė, - pak arrė moskat, - kripė sa duhet, - 3 kokrra vezė, - 150 gr. djathė (peta), - 150 ml qumėsht, - 300 gr. gjalpė, - 10-12 petė bakllavaje.

POGAQĖ E SHPEJTĖ
E MARRIM NJĖ ENĖ DHE TĖ GJITHA I TRETIM (KOSIN, VAJIN, VETĖ DHE BAKININ) PASTAJ MIELLIN, NGJESHET BRUMI I BUTĖ, VEHET NĖ TEPSI NR. 36, LYHET ME TĖ VERDHĖT E VESĖ, PĖRSIPĖR I HUDHET SUSAM. PIQET PĖR GJYSMĖ ORE.
Pėrgaditja  2 GOTA KOS,1 GOTĖ VAJ,1 VE E TĖRĖ DHE NJĖ TĖ BARDHĖ TĖ VESĖ, KURSE TĖ VERDHĖN E VESĖ E PĖRDORIM PĖR TA LYER PĖRSIPĖR,2 QESE BAKINĖ, OSE 1 LUGĖ REQELI SODĖ BIKARBONE,MIELL SIPAS NEVOJĖS

Bukė misri me djathė
Brumi gatuhet nė njė enė mė tė thellė ku qitet mielli e nė tė qiten qumėshti, vezėt, djathi i thėrrmuar, vaji, bakini dhe krypa, pėrzihen mirė dhe derdhen nė tepsi tė lyer me yndyrė. Futen nė furrė tė nxehtė e pastaj nė temperaturė mesatare piqet derisa sipėrfaqja tė marrė njė ngjyrė tė verdhė mė tė mbylltė. Sipas shijes, servohet e nxehtė ose e ftohtė, me djathė, kos ose qumėsht.
 Nevojiten: 500 gr miell tė bardhė misri, 250 gr djathė tė thėrrmuar, 2 vezė, 1 gotė qumėsht, 1/2 e gotės vaj, 1 qese bakin (1 qese pluhur pėr ėmbėlsira), krypė.

Pite me rathė
Vezėt rrahen mirė e pastaj u shtohet djathi i thėrrmuar, duke i pėrzier mirė. Me kėtė yē (fill) lyhen petėt. Merret peta e parė, shtrihet dhe spėrkatet me pėrzierjen e vajit dhe ujit, pastaj mbi tė qitet peta tjetėr nė njerėn anė tė sė cilės qitet yēi me lugė. Nga kjo anė tė dy petėt fillojnė tė mbėshtillen, bėhen role dhe vihen nė mes tė tepsisė sė lyer me pak yndyrė. Kėshtu vazhdon edhe me nga dy petėt etjera, tė cilat vazhdojnė tė mbėshtillen nė rreth derisa tė kryhen tė gjitha petėt dhe yēi. Nė tepsi formohet pitja me role tė radhitura nė rrathė sa mė afėr njėra-tjetrės. Futet nė furrė tė nxehtė, por piqet nė temperaturė mesatare rreth njė orė. Servohet e nxehtė ose e vakėt me kos.
Nevojiten: 1 kg petė pėr pite, 3-4 ve, 1/2 kg djathė, 1 filxhan i madh vaj dhe 1 filxhan ujė valė

Gjellė me peshk - krap
Krapi pastrohet mirė dhe copėtohet. Nė fėlteren me vaj fėrgohen qepėt e grira imė derisa tė marrin njė ngjyrė tė verdhė, u shtohet uthulla, krypa, piperi i zi dhe fleta e dafinės. Qiten nė njė tenxhere mė tė thellė, sipėr qiten copat e peshkut tė kulluar, ujė sa pėr t'u mbuluar peshku, i vihet kapaku dhe zihen ngadalė derisa tė avullohet gati e tėrė sasia e ujit. Servohet e nxehtė me garniturė patatesh tė ziera ose tė fėrguara ose pure spinaqi.
Nevojiten: 1 krap i madh 1 kg. 8-10 qepė mesatare, 1 filxhan i madh yndyrė, 1/2 filxhan uthull, krypė, piper i zi dhe 1 fletė dafine.

Frikadella me djath
1. Pėrziejmė mishin, tė kuqtė e vesė, Panėn dhe melmesat. Formojmė 4 frikadella tė mėdha dhe tė ngjeshura.
2. Spinaqin e lajmė mirė, e futim nė njė tenxhere me 2 l ujė valė tė zihet, nė njė sitė (kulluese) e shpėrlajmė me ujė tė ftohtė, e ndrydhim. E shkyejmė nė copa tė vogla dhe e ngrohim nė 1 Lugė gjalpė.
3. 2 Lugė gjalpė nė zjarr tė fortė e skuqim, dhe duke rrotulluar disa herė fėrgojmė frikadellat. Nė njė enė (dheu) tė ngrohtė vendosim frikadellat dhe i mbulojmė me spinaq.
4. Lėngun e fėrgimit (gjalpėn) e tretim me ujė, e shijojmė me melmesa dhe ia hedhim (me lugė) frikadellave pėmbi. Fetat e djathit ia vendosim frikadellave pėrmbi dhe nė zjarr tė dobėt i lėmė tė shkrihen.
Pėr katėr persona nevojitet: 400 gr. Mish viqi i bluar, 2 tė kuq tė vesė, 1/8 l Pana, 2 Lugė majdanoz i grimcuar, 1 Lugė ēaji Krypė, 1/2 Lugė ēaji Biber, 300 gr. Spinaq, 3 Lugė Gjalpė, 4 feta Djath kaqkavall.

                             Tavė patllėxhan-patate
Qeptė dhe hudhrėn i qėrojmė dhe i grimcojmė. Nė njė tigan (tavė) me pak vaj i skuqim qeptė dhe hudhrėn deri sa tė marrin ngjyrė, ia shtojmė mishin e bluar dhe e fėrgojmė mirė. Me krypė, piper dhe oregano i shijojmė fortė. Masėn e heqim nga tigani dhe e largojmė nga zjarri.
Patllėxhanėt i lajmė, i fshijmė dhe i presim nė rrathė rreth 1 cm trashėsi. Nė tigan me mjaft vaj i fėrgojmė nė tė dy anėt (shkurt por fortė). Mbi letėr kuzhine i lėmė tė kullojnė (tė teren) dhe i shijojmė me krypė dhe piper.
Pire-nė e pregadisim me qumėsht sipas udhėzimit nė paketim . Domatet i lajmė dhe i presim nė rrathė.
Gjysmė e mishit tė bluar e zbrazim nė njė enė tė thellė (mė sė miri janė enėt e dheut tė cilat durojnė temperaturėn e lartė). Me gjysmėn e pyresė, patllėxhanit dhe domateve e mbulojmė masėn. Mbetjen e mishit tė bluar ia shtrojmė pėrsipėr, pastaj pyrenė e mbetur. Nė fund domatet dhe patllėxhanet i rradhisim pėrmbi (nė formė tullash tė ēatisė). I hedhim krypė, piper ,oregano dhe e spėrkasim pak me vaj. Nė furrė (200 gradė) e ziejmė rreth 30 minuta.
Pėr katėr persona nevojitet: 3 Qepė, 1 thelb hudhre, 1/8 ltr. qumėsht, 500 gr. mish i bluar, krypė, piper i zi, oregano, 2-3 patllėxhan tė vegjėl (rreth 600 gr.), 1 paket pire-patate ( pėr 3 porcione), 1/2 ltr. qumėsht, 6 domate

Paqe
Nė nje tepsi radhiten petėt, duke e spėrkatur ēdonjėrėn me yndyrė, futen nė furrė e piqen derisa tė skuqen. Ndėrkohė, nė fėltere me pak yndyrė. fėrgohet mjelli (mejanja), por duke pasur kujdes qė tė mos skuqet shumė. Mejanja pervėlohet me njė pėrzierje tė lėngut tė mishit, kosit, veve dhe hudhrave tė shtypura, dhe i qitet kripa dhe piperi. Gjatė kėsaj kohe duhet tė jetė zier mishi me pak ujė dhe kripe. Lihet pak tė ftohet e pastaj grimcohet nė copa tė imėta, qitet nė yndyrė tė skuqur (gjalpė), pėzihet dhe spėrkatet me pak piper tė kuq, Petėt e pjekura pėrvėlohen me lėngun e mishit, mbi to qitet mejanja e fėrguar dhe e trashur e sipėr saj qiten copat e grimcuara tė mishit. Rrafshohen mirė e pastaj priten nė copa dhe servohen.
Nevojiten: 10 petė bakllavaje tė gatuara nė shtėpi ose tė blera, 1/2 kg mish viēi ose qengji, 5 ve, 4 luqė miell, 1 gotė kos ose ajkė e thartė, 2-3 thelpinj hudhre, yndyrė (gjalpėl, krypė, piper. 

Tavė Elbasani
Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė. Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.
Pėr 4-5 persona duhen: Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle, kripė.

Lulelakėra
Lulelakėr e zier
Lulelakra pastrohet nga gjethet, I hiqet kercelli, ndersa lulet e demtuara pastrohen me thike. Tufat e medha ndahen ne disa pjese, lahen ne uje te ftohte dhe zihen ne uje te vluar me kripe per 15-13 minuta. Lulelakra hiqet nga zjarri, I kullohet uji dhe sic eshte e nxehte vendoset ne pjate, sperkatet me gjalpe, piper dhe perdoret si gjelle me vete ose si garniture.
Kjo behet dhe me e shijshme kur pritet ne copa edhe me te vogla dhe skuqet pak ne tigan me gjalpe duke I hedhur kripe e piper.

Lulelaker e skuqur me veze
Lulelakra zihet si me siper, ndahet ne dege te vogla, sperkatet me kripe, piper, kackavall te grire ose djathe te bardhe te therrmuar, kalohet ne miell, veze te rrahura dhe skuqet nga te dyja anet.

Lulelaker tave
Lulelakres I hiqen gjethet jeshile e kercelli, pastaj lahet dhe zihet ne uje te kripur. Lulelakra e ndare ne dege te vogla vendoset ne tave te lyer me yndyre me bishtat poshte, ajo rregullohet me kripe, piper, kackavall te grire ose djathe te bardhe te therrmuar, mbulohet me salce qumeshti sperkatet me gjalpe, kackavall dhe piqet ne furre.
Per salcen e bardhe mielli kaurdiset me gjalpe, shuhet me qumesht, zihet sa te trashet, hiqet nga zjarri dhe si te ftohet pak hidhen te verdhat e vezes.

Qengj i pjekur nė hell
Pėrgatitja e qengjit pėr nė hell bėhet nė kėtė mėnyrė: Heqim pikėsėpari tė gjitha tė brendshmet e tij, me pėrjashtim tė veshkave, tė cilat, duke bėrė dy vrima nė kurriz tė qengjit ndėrmjet brinjėve (djathtas e majtas peshkut tė kurrizit), i shtyjmė me gisht qė tė dalin mbi kurriz. Pastaj i heqim qengjit gėrmazin dhe zorrėn e trashė, duke e nxjerrė kėtė me anėn e njė thike tė mprehtė. Si t'i kemi bėrė kėto, e shkojmė qengjin nė hell, duke u kujdesur qė ai tė shkojė drejt, pa u formuar kėrrusje nė shpinėn e qengjit, dhe tė dalė pikėrisht nė mes tė kokės. Me njė gjilpėrė dhe me spango tė trashė e lidhim shtrėnguar qendrėn e kurrizit nė hell. Lidhja duhet tė bėhet e fortė e me kujdes, sepse kjo e mban pothuaj gjithė qengjin nė hell. Pastaj mishi kripet pėrbrenda, i hidhet piperi i nevojshėm dhe qepėt nė pjesėn e barkut, nė mėnyrė qė tė mbyllet krejtėsisht. Kthejmė atėherė majat e kėmbėve tė prasme, d.m.th. i shtyjmė ato nė drejtim tė hellit, nė mėnyrė qė ta kapėrcejnė atė dhe tė kalojnė kryqas njėra anė (koci) nė vrimėn e tjetrės; i lidhim mirė me spango nė hell dhe pastaj i lyejmė mirė me limon, i hidhim kripė dhe piper, i bėjmė njė tė ēarė e vogėl me thikė nė tulet e tė dyja kofshėve, hidhet nė to kripė e piper dhe vihet nė zjarr pėr t'u pjekur.

Mish qengji tavė me pestil
Pritet mishi i qengjit nė racione dhe vihet tė ziejė. Ndėrkohė skuqet qepa e prerė hollė, pastaj hidhen domatet ose salcė, shtohet lėngu i mishit, pak mė vonė orizi dhe vazhdon zierja deri nė pėrfundim.

Mishi shtrohet nė tavė, mbi tė hidhet qepa e pėrgatitur nė tė cilėn mė parė ėshtė hedhur pestili i ngrirė nė copa shumė tė imėta dhe i zbutur mirė nė ujė tė vakėt. Vihet tava nė furrė qė tė marrė njė valė 10-15 minuta dhe serviret e ngrohtė.
Pėr 4-5 veta: mish 500 g; vaj 2 filxhanė kafeje; qepė 3-4 kokrra mesatare; oriz 1 filxhan kafeje; pestil; 1/2 filxhan ēaji; kripė e piper sipas dėshirės.

Lulelakėr nė furrė
Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim ne forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan pergatisim beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres.
Per pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I trazojme pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe ne momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan). I lene 2-3 min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur pak. Pas 5 min ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i trazojme pak. Kur te kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen bukur siper lulelakres. Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak dja
th kackavall te grire qe e bem teper krokante.

Qofte te skuqura
Mishi i grire vihet ne nje ene ku e leme te shkrije nqs ka qene ne frigorifer. Pasi eshte shkrire e gjithe masa e mishit te grire, marrim 2 ose 3 kokra qepe dhe i grijme holle. I preziejme bashke me mishin. I hedhim 2 kokra veze, piper, majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme te gjitha bashke me duar. I bejme ne forme ovale ose pete dhe i lyejme me miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqe. Mos harroni zjarri nuk duhet i forte. Mire eshte te skuqen avash-avash. Keto shoqerohen me patate te skuqura ose te ziera, pilaf, makarona, pure, me sallate etj.

Petulla me mish
Qėroni qepėt dhe prejini sa mė hollė, tė cilat mė pastaj i pėrzini me mishin dhe kripėn e piperin. Hidheni miellin nė njė enė tjetėr, mos e harroni kripėn sipas dėshirės dhe me pas hidhini qumėshtin, duke mos e harruar as yndyrėn bimore. Duhet ta pėrzieni rreth tre minuta derisa tė arrini ta bėni njė brum tė mirė. Mė pas do bėni katėr petė si pite me njė trashėsi 4-5 mm dhe me njė diametėr rreth 20 cm. Pjesėn e perzierė tė mishit vendoseni nė qendėr tė petėve duke lėnė hapėsirė anash. Qulloseni petėn me ujė nė pjesėt anėsore nė mėnyrė qė faqet e petės kur t’i palosni tė ngjiten mirė. Eventualisht mund tė pėrdorni ndonjė mjet pėr t’I dhėnė formė tė dėshiruar rrethore apo katrore. Nė njė tepsi tė vajosur lehtė tė cilėn njėkohėsisht duhet ta lyeni lehtė edhe me miell vendosini petėt dhe pjekini nė furrė pėr 60 minuta nė njė nxehtėsi 180°C.
Materiali pėr 4 persona:750 gr mish te grirė viqi,500 gr miell,175 gr qepė,125 gr yndyrė bimore,0.5 l qumėsht,kripė, kokrra piperi