Nė pėrkujtim tė nėntė Prillit ditės sė Dėshmorve te Kaēanikut
                           Dėshmorėt janė vetė liria jonė
        Kalojnė vite, kalojnė edhe shekuj e kujtimi pėr dėshmorėt mbetet i freskėt prore nė mendjet tona, nė kujtesėn tonė historike. Brezat qė vijnė do t’i mbajnė nė zemėr dėshmorėt, pėr t’i bėrė ata flamuj nė valim rrugėve e shesheve tona tė lirisė.
         Liria ndėrtohet me jetėra, ndėrtohet me gjak, ndėrtohet me dėshmorė. Kurse, dėshmorėt janė nderi dhe krenaria e popullit tonė martir. E atij populli qė synon ta fitojė lirinė shekuj me radhė dhe qė don e din ta ndėrtojė lirinė. Dėshmorėt janė ndėrgjegjja mė sublime dhe vetėdija, e ngritur lart, deri nė piedestalin e vetėflijimit.
         Ata jetuan pėr ne. I kemi prore gjithkund e gjithherė. Me njė diell nė gji, me njė rreze nė ballė. Lundrojnė mbi detin e gjakut tė flijuar pėr liri.Nė paqe e nė luftė, nė fushė e nė mal. I ke atje, kėtu...
         Njė varr, njė gurė, njė lapidar, njė pėrmendore. Lapidarė tė lirisė ishin vetė ata, qė u bėnė flakadanė tė pėrjetėsuar. Diell me rreze tė lira, me dritė pranėlirie.
         Liria po vjen. Sa shumė krushq qė paska pėr dasmėn e madhe tė lirisė. Dasmė madhėshtore, e paparė. Liria bashkohet me Atdheun. Gėzim e hare nė ēdo anė. Dritėsim diellor, rrezegjak.
         Dėshmorėt u ngjallėn sot dhe festojnė bashkė me ne.
         Ata janė vetė liria jonė.