Qemal Stafa

www.albanais.net

52-Q-Stafa

STAFA Qemal (1920-1942). Ffigurė e shquar e lėvizjes dhe e Luftės ANĒ. Lindi nė Elbasan mė 20.3.1920 nė njė famille patriote. Nxėnės nė gjimnazin e shtetit tė Shkodrės, hyri nė njė nga celulat e qytetit, mori pjesė nė lėvizjen revolucionare tė rinisė, u bė njė nga drejtuesit e shoqėrisė jashtė shkollore "Besa Shqiptare". Nė Tiranė u lidh me Vasil Shanton, u organizua nė GK tė Shkodrės (1937) dhe sė bashku me V.Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punėtorėt, organizon aksione tė rinisė shkollore. Nė janar 1939 u arrestua e u dėnua me burgim nga gjyqi qė regjimi i Zogut.

  Nė gjyq nga i akuzuar u kthye nė akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Nė prag tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė arratiset nga burgu dhe bashkė me V. Shanton organizon qėndresėn antifashiste, punon pa u lodhur pėr tėrheqjen e rinisė nė luftė kundėr pushtuesit tė huaj. Vijoi pėrkohėsisht studimet nė Itali dhe pas kthimit nė atdhe u hodh nė ilegalitet.

  Kreu me sukses shumė detyra tė rėndėsishme pėr organizimin e forcimin , pėr luftėn e armatosur kundėr pushtuesve fashistė e tradhtarėve tė vendit, pėr demaskimin e shpartallimin e elementėve pėrēarės etj. U rrethua nga fashistėt nė Tiranė dhe duke luftuar heroikisht u vra nė 5 maj 1942.

  Q. S. ishte dhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij u takon kryesisht viteve tė rinisė. Shkroi tregime, skica e vjersha, njė pjesė e tė cilave u botuan me pseudonimin "Brutus" nė shtypin pėrparimtar tė kohės. Radhitet ndėr letrarėt e rinj realistė tė viteve 30. Nė shkrimet e tij u ngrit kundėr realitetit shoqėror tė kohės, vuri nė qendėr njerėzit e thjeshtė qė vuanin nga padrejtėsitė shoqėrore, dha portrete tė luftėtarėve e tė njerėzve me karakter tė fortė qė nuk mposhten nga vėshtirėsitė, qė luftojnė pėr njė botė tė re. Nė njė varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idetė e tij revolucionare me pjekuri e bindje. Trashėgimi i tij letrar ėshtė pėrmbledhur nė vėllimin "Qortimet e vjeshtės"(1961).

  Pas Ēlirimit emrin e Q. S. e mbajnė rrugė e sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake. Nė kryeqytet, nė sheshin qė mban emrin e tij, ėshtė ngritur busti i heroit. Dita e rėnies sė Qemal Stafės pėrkujtohet si Dita e Dėshmorėve. (M. I. -N. J.)



PrapaPara