Naim Frasheri

www.Albanais.net

25-Naim-Frasheri

FRASHĖRI Naim (1846-1900). Poeti mė i madh i Rilindjes Kombėtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare. Lindi mė 25.5.1846 nė Frashėr, ku bėri mėsimet fillore dhe nisi tė mėsonte persishten pranė teqesė bektashiane. Mė 1865 familja u shpėrngul nė Janinė, ku bashkė me vėllanė mė tė vogėl Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bėri pastaj pak muaj nė Stamboll, si nėpunės i vogėl nė zyrėn e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye nė vendlindje pėr klimė tė mirė. Nė fillim ishte nėpunės tė dhjetash nė Berat e mė pas i doganės nė Sarandė (1372-77). Nė kėtė periudhė Naim Frashėri. bėri prova tė vjershėrimit shqip, nėn ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershėrimit persisht, me sukses, duke botuar mė vonė edhe njė pėrmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ėndėrrimet, 1885). Nėn ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri nga udhėheqėsit e sė cilės ishte Abdyli, vėllai i tij mė i madh, dhe tė veprimtarisė kulturore patriotike tė Shoqėrisė sė Stambollit, nė krye tė sė cilės ishte Samiu, Naim Frashėri. braktisi vjershėrimin persisht dhe iu kushtua le tėrsisė shqiptare. Poema e tij e parė e re ishte Shqipėria (1880, botuar mė 1897), qė entuziazmoi patriotėt shqiptarė. Nė Stamboll Naim Frashėri. ka qenė ndėr botuesit kryesorė tė revistės "Drita", mė pas "Dituria"(1884-85), ku u botuan shumė vjersha tė tij, proza e vargje pėr shkollat e para shqipe qė do tė hapeshin, disa shqipėrime tė shkrimtarit. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit tė Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, mė pas si kryetar.

   Mė 1886 Naim Frashėri. botoi poemėn e tij tė famshme Bagėti e bujqėsia, atė greqisht Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katėr libra pėr shkollat: "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "E kėndimit tė ēunavet kėndonjėtoreja", (nė dy vėllime, me poezi, lexime tė ndryshme, njohuri tė para shkencore humanitare), si dhe njė "Histori tė pėrgjithshme". Mė 1888 vijoi me "Dituritė" (ribotuar mė 1895 me titullin "Gjithėsia", - shkenca tė natyrės). Mė 1890 doli pėrmbledhja e lirikave Lulet e verės, pastaj "Mėsimet" (proza patriotike dhe tė moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) mė 1894, sė fundi mė 1898 poema e madhe epike Historia e Skėnderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj. Naim Frashėri. vdiq nė 20.10.1900 nė lagjen Erenqoj tė Stambollit, ku dhe u varros. Eshtrat e tij janė sjellė nė Shqipėri. Naim Frashėri. u shqua pėr lirikėn e tij patriotike me temė aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korēės" 1887 etj.), u kėndoi me pasion tė rrallė mallit dhe bukurive tė atdheut ("Bagėti e bujqėsia") dhe bėri thirrje tė fuqishme pėr ēlirimin e tij (krijime tė ndryshme, "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve"), si dhe pėr begatimin e vendit dhe njė tė ardhme demokratike tė tij. Ai i kėndoi natyrės, dashurisė (poema "Bukuria", njė ndėr kryesoret e tij, 1890), miqėsisė, jetės intime (me brengėn pėr tė afėrmit qė bori). Poema "Historia e Skėnderbeut"qe njė kurorėzim i veprės sė tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje tė hapėta pėr ēlirim nga Turqia. Poema ėshtė shkruar sipas traditės sė madhe barletiane. Nė poemat epike ai u ndikua nga historitė e vjershėruara tė Lindjes dhe nga bejtexhinjtė frashėriotė, po duke iu kundėrvėnė kėtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmės fetare (nė "Qerbelaja" dhe nė veprat e tjera, qė i hartoi pėr afrimin e elementit besimtar nė lėvizjen kombėtare). Naim Frashėri. u shqua edhe pėr poezinė meditative, nisi nė shqipet poezinė filozofike (vjersha "Perėndia"1890). Shkroi dhe proza pėr tė vegjlit dhe bėri disa pėrshtatje mjeshtėrore fabulash tė La Fontenit. Botėkuptimi i Naimit ishte nė thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh qė kishte pėr racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministėve francezė Volter, Ruso etj., me besimin e plotė nė shkencat dhe nė rolin e tyre revolucionar nė shoqėri (pranimi i teorisė Kant-Laplas dhe i darvinizmit, qė i propagandoi me guxim tė madh pėr kohėn), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin nė aftėsitė e pashtershme tė popullit tė vet pėr tė qėndruar, pėr t'u ēliruar, pėr tė vajtur pėrpara me hov, Naim Frashėri. u bė njė veprimtar revolucionar nė tėrė fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithė veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtė me ēlirimin dhe pėrparimin e vendit, me ēlirimin shpirtėror dhe ndriēimin e masave tė popullit. Ai kishte besim tė plotė nė aftėsinė e mendjes pėr tė njohur realitetin e pėr tė vėnė nė shėrbim tė njeriut njohjen e ligjeve tė botės. Kėrkonte arsimim pėr tė gjithė, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, tė vendit (njė " demokraci prej pleqet», pra tė njė ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitė e karakterit tė shqiptarėve (besėn, trimėrinė, bujarinė), traditat kombėtare qė nga lashtėsia pelazgjike. Bėnte thirrje pėr miqėsi me fqinjtė nė kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinė nė gjithė popujt e racat, ngrihej me forcė kundėr Megali Idesė e pansllavizmit, duke admiruar vetitė dhe kulturėn e popujve tė tjerė (poezinė ,pėrparimtare lindore, atė greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej tė cilave dhe u ndikua).

  Naim Frashėri. luajti, pėrkrah Samiut e pas Kristoforidhit, njė rol themelor pėr shqipen e re letrare, tė cilėn e shkroi me njė pasuri tė veēantė fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbėshtetur kryesisht nė gjuhėn e popullit, e shkroi tė pastėr dhe bėri njė punė tė dukshme pėr pasurimin e saj, duke e ngritur atė nė lartėsinė e njė gjuhe arti tė zhvilluar dhe kulture.

  Ndikimi i Naim Frashėri., me gjallje tė shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetėm te shkrimtarėt shqiptarė tė kohės, por edhe tė periudhės sė mėvonshme, ishte i madh. Pas Ēlirimit u vunė nė pah dhe u ēmuan gjerėsisht meritat dhe vlerat e punės dhe tė krijimtarisė sė tij, pėrmes studimesh tė ndryshme. Ribotimet e veprave tė tij janė tė shumta; pėrveē tyre janė bėrė edhe disa botime kritike shkencore tė veprave tė Naimit. Emrin e Naim Frashėrit e mbajnė shkolla dhe institucione tė ndryshme. Pėr merita kulturore nė Shqipėrinė jepet urdhri qė mban emrin e poetit kombėtar.



PrapaPara